Ministria e Infrastrukturës mbetet pa sekretar

Autori:Zekirja Shabani

Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës Besnik Hajdari nuk e ka pritur vendimin e ministrit Lutfi Zharku për ta larguar nga detyra. Ai ka dhënë dorëheqje në fund të javë së kaluar dhe tani kjo ministri ka mbetur pa sekretar.

Gazeta Fjala ka mësuar se dorëheqja e Hajdari ka ardhur pas vendimit të ministrit Lutfi Zharku që të gjithë zyrtarët që janë nën hetime për vepra penale të largohen.

Mustafa, ka kërkuar që të zbatohet ligji për shërbyesit civil dhe të mos ketë në institucione njerëz që hetohen për vepra penale.

“Informatat e pranuara nga departamenti i administratës mbi zyrtarët tanë që kanë qenë subjekt i trajtimit nga komisioni disiplinor i MI-së tregojnë që kemi zyrtarë për të cilët është inicuar procedurë penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre kurse të njëjtit vazhdojnë vijimin në punë që është në kundërshtim me nenin 69 të ligjit për shërbyesit civil”, thuhet në një shkresë të ministrit, të cilën e posedon Gazeta Fjala.

Në Ministri të Infrastrukturës, janë gjasht zyrtarë nën hetime të cilët automatikisht duhet të lënë detyrat.

Siç merr vesh Gazeta Fjala largimi i tyre do të bëhët pasi këtë e kërkuar vet kryeministri Isa Mustafa nga të gjithë ministrat e kabinetit qeveritarë.

Megjithatë largimi i tyre në mungesë te sekretarit tani do të jetë i pamundur, pasi vendimet për largim duhet ti nënshkruaj sekretari.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-infrastruktures-mbetet-pa-sekretar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala