Ministria e FSK-së porositë 1 milion litra karburnate

Autori:Zekirja Shabani

Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për dy vjetë ka paraparë që të shpenzoj 1 milion e 156 mijë litra karburante.

Kjo ministri vetëm për për vetura dhe mjete tjera lëvizëse parasheh të shpenzojë 700 mijë litra naftë, 40 mijë litra për gjenerator si dhe Benzinë për automjete në sasinë e 11 mijë litrave, transmeton Gazeta Fjala.

Me të njëjtën cilësi të naftës zyrtarët e këtij institucioni kanë paraparë edhe të ngrohen këtë dimër, për qfraë edhe kanë porositur 350 mijë litra naftë me 10 ppm, e cila përdoret edhe për vetura, vend të mazutit që zakonisht kushton me lirë sesa nafta 10 PPM.

Gazeta Fjala ka kontaktuar me Nexhmije Bajrami zyrtare e prokurimit në këtë ministri e cila ka shpjeguar se nuk është kërkuar mazut për ngrohje pasiqë MFSK nuk e përdorë mazutin.

“Ne i kemi ngrohjet me naftë e jo me mazut”, tha Bajrami.

Derisa në llotin e parë të tenderit është specifikuar si do të shperndahet karburanti i blerë në llotin e dytë kërkohet furnizim me 55 mijë litra për të cilat nuk specifikohen si do të jenë të shpërndara.

Për tenderin e kësaj ministrie të shpallur javën e kaluar është  shpërblyer “Petrol Company”, me bazë në Fushë Kosovë.

Kriteri për dhënie të kontratës është çmimin më i ulët i vlerës totale të premiumit tek lloti i parë kurse te pjesa e dytë e tenderit  i përgjegjshëm me çmimin më  te ulët.

Kjo kontratë është paraparë që të nënshkruhet me 21 shtator./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-fsk-se-porosite-1-milion-litra-karburnate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala