Ministria e FSK-së i jep tender kompanisë mashtruese (dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Kompania që dyshohet për dallavere për furnizimin me uniforma të FSK-së “EEK CAPITAL PARTNERS” bashkë me një kompani që është themeluar në maj të këtij viti “BE NEW LLC“, që ka vetëm një punëtorë të regjistruar, do ta furnizojnë Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës me tenda ushtarake për nevoja të FSK-së.

Vlera e furnizimit do të jetë hiq më e vogël se 193 mijë euro. Gazeta Fjala raporton se tenderi i është dhënë këtyre dy kompanive me 1 shtator ndërsa furnizimi duhet të kryhet më së largu deri në fund të vitit.

Oferta më e shtrenjtë për këtë furnizim ishte 200 mijë euro, ndërsa nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet me 15 shtator.BE NEW

be new 2

Muaj më parë është raportuar në gazetën Zëri se mbi 400 mijë euro është vlera e porosive që Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës i ka bërë për blerjen uniformave për FSK-në përmes kompanisë “Capital Partners Group”, para këto që kanë shkuar në konton private të pronarit të kompanisë, kurse pjesa dërmuese e mallit nuk ka ardhur në Kosovë.

Në këtë skandal dyshohet të jenë të përfshirë Ministria  e FSK-së bashkë me pronarin e kompanisë “Capital Partners Group”, Enlirat Kallaba./Gazeta Fjala/

tenderi

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-fsk-se-i-jep-tender-kompanise-mashtruese-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala