Ministria e Financave hap dyert për studentët

Autori:Gazeta Fjala

Universiteti i Prishtinës së bashku me Ministrinë e Financave nënshkruan një memorandum bashkëpunimi i cili i mundëson studentëve të UP-së kryesisht atyre të ekonomisë, juridikut dhe shkencave kompjuterike të kryejnë praktikën në ministrinë e Financave, në administratën tatimore dhe Dogana.

Ujdia u firmos nga ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe rektori Ramadan Zejnullahu.

Prakitka e studentëve do të zgjas tre muaj dhe ajo do të paguhet nga ministria përkatëse, ndërkaq brenda vitit numri i praktikantëve do të jetë 600 sish, transmeton Klan Kosova.

Përzgjedhja e këtyre studentëve do të bëhet nga  fakultetet përkatëse dhe rektorati.

Kurse me përfundimin e praktikës tre mujore studentët do të pajisen me nga një certifikatë nga ministria.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-financave-hap-dyert-per-studentet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala