Ministria e Drejtësisë nuk merr përgjegjësi nëse Sabit Geci arratiset

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Drejtësisë ka liruar Sabit Gecin, i dënuar për krime lufte për trajtim mjekësor, por kjo ministri nuk merr asnjë përgjegjësi nëse Geci arratiset gjatë kësaj periudhe.

Këtë e ka thënë për arbresh.Info vet zëvendësministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Lirak Çelaj, i cili edhe e ka nënshkruar këtë vendim.

Zëvendësministri Çelaj i pyetur se kush e merr përgjegjësinë nëse Geci arratiset gjatë kësaj periudhe, ka thënë se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë obligim rreth këtij aspekti.

“Ne nuk marrim përgjegjësi a ik apo s’ik ai. Ne vetëm kemi pranuar rekomandimin e tre mjekëve dhe drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës për pezullimin e vuajtjes së dënimit dhe lejimin e shërimit të tij . Nëse mjekët kanë rekomanduar këtë me qëllim të mashtrimit, atëherë ata mund të dënohen për vepër penale të mashtrimit, si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili e ka për obligim përcjelljen e tij”,është shprehur Çelaj.

Portali arbresh.info ka kontaktuar mbrojtësin e Gecit, avokatin Haxhi Millaku, por i njëjti nuk është përgjigjur dhe ka qenë e pamundur marrja e një përgjigje nga ana e tij .

Ndryshe, vendimi i nënshkruar nga zëvendësministri i drejtësisë Lirak Çelja me 2 tetor të këtij viti pezullon për tre muaj vuajtjen e dënimit të Sabit Gecit, i cili këto ditë pritet të udhëtojë jashtë vendit .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-drejtesise-nuk-merr-pergjegjsi-nese-sabit-geci-arratiset/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala