Ministria e Diasporës filloi seancën dëgjimore për Ligjin e Diasporës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Diasporës, në kuadër të implementimit të Planit të Veprimit 2015, si dhe duke marrë parasysh kërkesat e bashkatdhetarëve, në frymën e përmirësimit të infrastrukturës ligjore ka filluar dëgjimet publike për ndryshimin e Ligjit të Diasporës dhe Mërgatës.

Sipas një komunikate për media, konsultimet e para publike u mbajtën në Gjermani, përkatësisht në qytetet e Shtutgardit dhe Minhenit, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave, bizneseve, mediave dhe individë nga diaspora për të diskutuar mekanizma konkret dhe ide të cilat do të shtoheshin në Ligjin e ri.

“Në dëgjimet publike në Shtutgard, mori pjesë edhe Konzulli i Republikës së Kosovës, z. Faket Kajtazi ndërsa në Minhen, Konzulli i Përgjithshëm, z. Naser Idrizi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Diasporës të përbërë nga Kushtrim Sheremeti, Mentor Borovci dhe Behar Isma”, thuhet në komunikatë.

Pjesëmarrësit në këtë forum e mirëpritën iniciativën e MeD për ndryshim/plotësimin e Ligjit aktual për diasporën dhe mërgatën, ndërsa dëgjimet publike do të vazhdojnë edhe në vendet tjera e sidomos gjatë muajve të verës kur bashkatdhetarët tanë gjenden për pushime në atdhe./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-diaspores-filloi-seancen-degjimore-per-ligjin-e-diaspores/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala