Ministria e Bujqësisë në 7 vitet e fundit dha 39 milionë euro për qumështarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Sektori i qumështit po ankohet në mbështetjen institucionale, në veçanti për sigurimin e tregut, por ata duket se janë më të përkëdhelurit e shtetit në një aspekt tjetër.

Përmes Implementimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura, sektori i cili ka përfituar më së shumti  është sektori i qumështit.

Ky sektor është mbështetur me grante dhe subvencione çdo vit, nisur prej vitit 2008. Sipas statistikave që ka siguruar Gazeta Fjala, nga viti 2008 e deri në vitin 2015 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë për sektorin e qumështit 39,478,636.00 €, (Grante investive: 18,361,306.81 € + Pagesa direkte: 21,117,329.00 €). Në shumen prej 39 milionëve 5 milionë janë nga Komisioni Evropian dhe 34 milionë vetëm nga shteti i Kosovës.

Mbështetja sektoriale është e  fokusuar në rritjen e fondit të kafshëve të qumështit përmes subvencionimit të krerëve prodhues, ndërsa përmes granteve investive janë mbështetur  investimet në fermë, mekanizëm bujqësorë, pajisje për ngritjen e cilësisë së përpunimit të qumështit dhe përmirësim të marketingut të produkteve të qumështit.

Problemi i qumështarëve del të jetë tregu, një fushë kjo që e mbulon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-bujqesise-ne-7-vitet-e-fundit-dha-39-milione-euro-per-qumeshtaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala