Ministria e Bujqësisë i paguan fituesit e subvencioneve

Autori:Avdyl Pajaziti

Një lajm i mirë për fermerët që kanë kultivuar këtë vit perime në fushë të hapur. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se janë realizuar pagesat për përfituesit e subvencioneve për perime në fushë të hapur.

“Numri total i përfituesve dhe që iu janë realizuar pagesat është 2434 dhe pagesa totale është mbi 1 milionë e 500 mijë euro. Subvencionimi për perime në fushë të hapur është nga 300 euro për hektar. Listën e 2434 përfituesve e gjeni në faqen e AZHB-së.

Më herët ne kemi realizuar pagesat e pemishteve, grurit, misrit”, thuhet në një njoftim të ministrisë në faqen e tyre në Facebook.

Sipas ministrisë janë në procedurë të realizimit pagesat e subvencioneve për vreshta. Për vreshta subvencionimi është 1000 euro për hektar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-bujqesise-i-paguan-fituesit-e-subvencioneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala