Ministria e Bujqësisë hap ueb faqe për këshilla bujqësore

Autori:Avdyl Pajaziti

Fermeri në Kosovë nuk është se vlerësohet si shumë i edukuar profesionalisht. Kryesisht është çështje tradite marrja me bujqësi dhe mënyra se si zhvillohen fermat është nga ajo çka kanë mësuar nga të parët ose çka kanë mësuar vet nga jeta në fshat.

Për këshilla bujqësore ka gjithmonë nevojë, aq më tepër të mësohen fermerët për shumë detaje që ndoshta nuk i dinë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka një kohë që ka hapur departamentin për shërbime këshillimore i cili përmes këshilltarëve nëpër komuna, i këshillon fermerët për gati gjithçka.
Sikur shumëçka që e ka ndryshuar, teknologjia ka sjellë lehtësira dhe mundësi edhe në bujqësi. E për këtë kanë menduar në MBPZHR-ja.

Shkelzen Dragaj, këshilltar i ministrit Memli Krasniqi tregon për disa projekte që do të lansohen gjatë këtij viti, sa i përket mundësive për këshilla bujqësore.

“Në Kosovë ka shtrirje shumë të madhe të internetit. Dhe ky është një mjet që ne duhet ta shfrytëzojmë që t’i shërbejë edhe fermerëve. Ne jemi në finalizim të një ueb faqeje në internet për këshilla bujqësore. Është faqe që do të administrohet nga këshilltarët tanë bujqësor dhe aty do të jepen këshilla nga më të ndryshme, për pemë, perime, blegtori, turizëm, përpunim, ujitje, mbrojtje nga ndryshimet klimatike e gjithçka tjetër që lidhet me bujqësinë”,ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Dragaj thotë se si ministri janë shumë aktive në rrjete sociale, në veçanti në Facebook.
“Sepse sot rrjetet sociale janë një mënyrë jete. Me dhjetëra fermerë, por edhe të tjerë, komunikojmë gjatë ditës në rrjete sociale dhe ka shërbyer shumë si komunikim me i shpejtë, për përgjigje që ata dëshirojnë të marrin”, tha ai./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-bujqesise-hap-ueb-faqe-per-keshilla-bujqesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala