Ministri Zharku kërkon miliona shtesë për autostradën drejt Shkupit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Infrastrukturës shpreson që t’i shtohen disa miliona me rishikim të buxhetit për financimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Han i Elezit.

90 milionë eurot e ndara në fillim të vitit, e që janë të ndara për vitin 2015, nuk mjaftojnë për të mbuluar gjithë dinamikën e punëve të planifikuara për këtë vit.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se janë duke i shqyrtuar kërkesat e komunave para se të dorëzojnë kërkesën për rishikim buxhetor. Thotë se brenda javës do të dërgohen kërkesa për rishikimin buxhetor, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Deri të premten e kemi afatin për dorëzimin e draftit të parë për rishikim. Kemi kërkesa edhe nga komunat dhe fillimisht do të analizohet se si është situata në komuna dhe projektet e tjera që janë nisur më parë… Pastaj do të shohim nëse mund të shtohen edhe ndonjë milion për autostradë”, ka thënë ai.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-zharku-kerkon-miliona-shtese-per-autostraden-drejt-shkupit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala