Ministri shkarkon Këshillin e Bibliotekës

“Fshesa” e shkarkimit të këshillave drejtuese të institucioneve kulturore ka mbërritur edhe në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, shkruan sot Koha Ditore.
Të mërkurën ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Kujtim Shala, përmes një vendimi ka emëruar pesë anëtarë të rinj të Këshillit të BKK-së, duke i shkarkuar ata paraprakë.
Kadri Metaj, Bardh Rugova, Muhamet Hamiti, Fazli Gajraku dhe Feim Hoxha si përfaqësues i MKRS-së, janë anëtarët e rinj. Ky vendim ka bërë që të shkarkohen ish-anëtarët e Këshillit drejtues, i cili përbëhej nga Sali Bashota, kryetar, Ibrahim Kadriu, Dashamir Bërxulli, Sadete Tërnava, anëtarë dhe Xhevat Bajrami, përfaqësues i MKRS-së.
Kjo pesëshe ishte emëruar nga ish-ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, në dhjetor të 2013-s.
Këto lëvizje, si i ka thënë gazetës ministri Shala, janë përpjekje e MKRS-së që të emërojë këshilla që garantojnë pavarësi të institucioneve dhe një dinamikë të re të punës së institucioneve nacionale, të cilat, sipas tij, kanë ngecur shumë, sidomos gjatë viteve të fundit.