Ministri Shala në ujë për të shpëtuar librat e Bibliotekës [foto]

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, është përvjelë deri në gju dhe i ka hyrë vet punës për të shpëtuar librat dhe materialet tjera në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës, e cila është kapluar nga uji pas reshjeve të sotme të shiut.

Shala, së bashku me drejtuesit e Bibliotekës, me mjetet në dispozicion kanë larguar ujin nga disa hapësira dhe kanë shmangur rrezikun e dëmtimit të disa botimeve të vendosura në pjesën e poshtme të Bibliotekës.

Falë ndërhyrjes në kohë, siç merret vesh, asnjë prej botimeve në Bibliotekë nuk është dëmtuar.

Megjithatë, ende vazhdon të ekzistojë rreziku i rritjes së nivelit të ujit për shkak të sistemit të ujëmbledhësve, ndërkohë që pritet ndërhyrja e mekanizmave të specializuara për marrjen e masave për mbrojtje nga pasojat e vërshimeve.

shala1

shala2

shala4

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-shala-ne-uje-per-te-shpetuar-librat-e-bibliotekes-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala