Ministri ndan 7000 euro për servisimin e Mercedesit

Derisa qytetarët e Kosovës mezi i grumbullojnë paratë për të ikur nga skamja drejt Hungarisë, disa qeveritarëve të Kosovës vetëm servisimi i një veture i kushton 7000 euro.
Për kaq para ka nënshkruar marrëveshje për, sic e ka quajtur, “servisimin urgjent i veturës zyrtare Mercedes”, Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal e udhëhequr nga ministri Ljubomir Maric, me kompaninë “Automita”.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shihet se kontrata për servisim është nënshkruar të hënën me datë 09.02.2015.
Në garë kanë qenë tre operatorë ekonomik ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës më të lirë ishte 6,788.07 euro për njësi.