Ministri Murati me 20 zyrtarë në “deti”

Autori:Gazeta Fjala

Nga e enjëta e javës së kaluar deri të dielen një numër prej rreth 20 zyrtarësh të Ministrisë së Diasporës në krye me ministrin Valon Murati kanë qëndruar në Shqipëri.

Gazeta Fjala merr vesh se ata që për tri ditë kanë qenë të akomoduar në qytetati e Durrësit kanë pasur për detyrë të hartojnë strategjinë e investimeve për vitin 2016.

Por përveç shpenzimeve të akomodimit, kanë marrë edhe meditje nga buxheti i shtetit.

Gazeta Fjala ka provuar të kontaktoj me ministrin Valon Murati, mirëpo ai nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës. / Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-murati-me-20-zyrtare-ne-deti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala