Ministri Kuçi kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i ka kërkuar njohjen e Pavarësisë së Kosovës shtetit të Greqisë. Ai këtë e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou.

Në një komunikatë për media të kësaj ministrie thuhet se ministri Kuçi ka vlerësuar lartë thellimin e pandërprerë të bashkëpunimit mes dy shteteve. Ministri Kuçi gjithashtu ka vlerësuar rolin e Greqisë që haptazi po përkrahë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit është diskutuar edhe mbështetja e Greqisë për sistemin e drejtësisë të Kosovës përmes EULEX-it. Ministri Kuçi ka theksuar që bashkëpunimi bilateral në fushën e drejtësisë duhet të forcohet edhe më shumë, sepse bashkëpunimi ndërkufitar lehtëson dukshëm luftimin e krimit të organizuar që nuk njeh kufij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-kuci-kerkon-njohjen-e-kosoves-nga-greqia%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala