Ministri i Brendshëm beson se Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL’it

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se ka besim se Kosova do të pranohet në INTERPOL. Ky hap, sipas tij, do të dëshmonte se Policia e Kosovës është e gatshme për të qenë partner i barabartë dhe i besueshëm në luftimin e krimit.
Ky është njoftimi i Ministrit në Facebook
Miq të dashur,
Pas aplikimit për antarësim në INTERPOL, kemi shtuar aktivitetet për intensifikimin e rolit të Kosovës në bashkëpunimin policor ndërkombëtar. Ndërsa aplikacioni ynë po trajtohet dhe kemi besim se do të kulmojë me pranim të plotë, profesionalizmi i Policisë së Kosovës dhe gatishmëria e saj për të qenë partner i barabartë dhe i besueshëm në luftimin e krimit janë garanci e të ardhmës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, si anëtare e plotë dhe barbabartë.
Pranimi në këtë organizatë është i një rëndësie te madhe për vet Kosovën, për Interpolin, si dhe për rajonin!
S.H.