Ministri Hyseni ulet në 9 mijë euro (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skënder Hyseni tash e tutje do ta vëzhgojë situatën e sigurisë nga një ‘kolltuk’ i ri.

Ministrja të cilën e udhëheqë Hyseni do të blejë mobile të reja për nevojat e kësaj të fundit.

MPB do të shpenzojë 9,175 për furnizim me mobile, raporton ORAinfo.

Madje për këtë punë, kjo ministri ka kryer edhe procedurat e tenderimit.

Zyra e Prokurimit në MPB këtë javë ka përzgjedhur kompaninë “Murebest” për furnizim me mobile.

Në këtë tenderë kanë aplikuar tre kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ka qenë në vlerë prej 9 600 eurove.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-hyseni-ulet-ne-9-mije-euro-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala