Ministri Hyseni: Policia e di se kur duhet t’i arrestojë deputetët

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, ka deklaruar se është për keqardhje që Policia e Kosovës po detyrohet të përdor dhunën në përballjet e saj me protestuesit, të cilët po e përkrahin opozitën kosovare.

Sipas tij, Policia është i vetmi institucion i trajnuar dhe autorizuar me ligj që ta ruajë rendin dhe qetësinë në Kosovë,

.“Inspektorati policor i Kosovës i heton vazhdimisht policët. Është rutinë që e kryen Inspektorati Policor. Pas çdo përleshje inspektorati e ka obligim ta vlerësojë se a ka qenë proporcionale dhuna që është përdorur. Unë shpresoj shumë që policia nuk do të ketë nevojë të përdor dhunë për të shmangur dhunën, për të shmangur pasojat. Policia do të jetë gjithmonë aty në krye të detyrës”, ka theksuar Hyseni në emisionin “Info- Box” të RTV Dukagjini.

Kurse, i pyetur se a ka informata se ku ndodhen deputetët për të cilët ka fletarrest, ai ka thënë se nuk e di se dhe nuk dëshiron të përzihet në kompetencat dhe punët që i takojnë Policisë së Kosovës.

“Policia ka kapacitete 100 për qind për ta kryer punën si duhet. Jemi tu i kërkuar. Ajo e vlerëson momentin më të mirë se kur duhet të ndërhyhet dhe të arrestohet dikush. Nuk më lejohet mua si politikan të përzihen në gjykim profesional të Policisë”, ka theksuar Hyseni.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-hyseni-policia-e-di-se-kur-duhet-ti-arrestoje-deputetet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala