Ministri Hoti: Rritja e pensioneve punë e kryer

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, e ka ritheksuar se pensionet do të rriten.
Ai përmes një reagimi në Facebook rritjen e pensioneve për pensionistët kontributdhënës e ka cilësuar si diçka për të cilën nuk duhet të dyshohet më.

“Fondi i skemës pensionale rritet për 23 milionë euro, ashtu si kam thënë të premten në konferencë me FMN-në. Kjo është punë e kryer. Buxheti me këtë ndarje shtesë prej 23 milionë eurosh do të aprovohet në Qeveri javën që vjen. Mandej varet nga Kuvendi se sa shpejt do ta aprovojë ligjin e buxhetit për 2016-n”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-hoti-rritja-e-pensioneve-pune-e-kryer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala