Ministri Hoti e quan jo profesionale Agjencinë e Statistikave të Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti e ka vlerësuar jo prrofesionale punën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ai thotë se ky institucion lë shumë për të dëshiruar, duke iu referuar raportit të fundit të ASK-së lidhur me ndikimin e përshakllëzimit të TVSh-së, raporton Gazeta Fjala.

“Në vitin 2015, kanë ndërruar trendin shumica e indikatorëve ekonomik, nga negativë në pozitivë. Rritja e të hyrave tatimore për vitin 2015 ka qenë rreth 10% më e lartë se vitin paraprak. Kjo rritje ka ardhur nga luftimi i informalitetit dhe rritja ekonomike që ka qenë rreth 3.6%, apo trefish më e lartë se në vitin 2014. Politikat fiskale, përfshirë ndryshimin e normës së TVSh-së, kanë hyrë në fuqi në shtator të vitit 2015.  Si ka mundësi që për tre muaj të mblidhen kaq shumë të hyra nga rritja e normës së TVSH-së, siç pretendon Agjencioni i Statistikave?”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në facebook.

Sipas të parit të financave të Kosovës rritja e të hyrave nuk ka qenë vetëm në muajt e fundit të vitit 2015, kur pakoja fiskale ka hyrë në fuqi, nga janari.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës lë shumë për të dëshiruar”, shkruan Hoti/Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-hoti-e-quan-jo-profesionale-agjencine-e-statistikave-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala