Ministri Hoti: Do të falen 678 milionë euro borxhe

Ministri i financave, Avdullah Hoti, ka mbajtur takimin me institucionet publike për zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike.
Në takiminin e organizuar nga Ministria e Financave u diskutua për fillimin e procesit të borxheve, ecurinë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet, transmeton Gazeta Fjala.
Ministri Hoti e ka cilësuar mbarëvajtjen e procesit si të suksesshëm.
“Procesi ka shkuar mirë, si nga ana e komunave ashtu edhe nga administrata tatimore. Është krijuar një momentum i ri, ku janë 678 milionë euro borxhe që mund të falen. Në bazë të autorizimeve e kam formuar komisionin për faljen e borxheve,” ka thënë Hoti në këtë takim. /Gazeta Fjala/