Ministri grek i Financave: Greqia s’duhej të hynte në Eurozonë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, duke specifikuar se struktura institucionale në Eurozonë është shumë e ngurtë ka deklaruar se “Greqia nuk duhej të hynte kurrë në Eurozonë. Por kjo nuk do të thotë se ne do të dalim, ka sqaruar më tej.

Varoufakis, ka mbajtur një fjalim në qendrën e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris, në Institutin Mendimi i Ri Ekonomik.
“Strukturat institucionale në Eurozonë janë shumë të ngurta dhe asimetrike. Nuk mund ta përdorim në këtë mënyrë. Greqia nuk duhej të hynte kurrë në Eurozonë, por kjo nuk do të thotë se ne do të dalim”.

Ministri grek i Financave ka deklaruar se Greqia nuk është e kënaqur nga institucionet negociuese ndërkombëtare për problemet ekonomike të saj. Varoufakis i cili u shpreh se kriza në Eurozonë nuk është menaxhuar mirë në 5 vitet e fundit ai mbrojti idenë se për shkak të krijimit të bashkësive bankare në Eurozonë janë nënvleftësuar problemet kryesore.

Ministri grek theksoi se mendohet se vendi i tij ka probleme të likuiditetit, por problemi kryesor është pagesa e borxheve.

Varoufakis, ka theksuar se nga kriza në Eurozonë kanë nxjerrë mësime dhe sipas tij ka akoma shumë punë për tu bërë. Ai ka theksuar më tej se së pari duhet të zgjidhen problemet nga e kaluara dhe më pas të parandalohen problemet e mundshme që mund të vijnë në të ardhmen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-grek-i-financave-greqia-sduhej-te-hynte-ne-eurozone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala