Ministri Demolli i kërkon homologes sllovene ndihmë për FSK-në

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, është takuar Ministren e Mbrojtjes së Sllovenisë Andreja Katiq të cilës i ka kërkuar përkrahjen për pjesëmarrjen e FSK-së në Nismat Regjionale dhe në integrimet Evro-Atlantike.

Në njoftimin e ministrisë së FSK-së bëhet e ditur se Ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin që forcat kosovare kanë pasur deri më tash me Ushtrinë e Sllovenisë dhe po ashtu ka premtuar bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-demolli-i-kerkon-homologes-sllovene-ndihme-per-fsk-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala