Ministri Çollaku në Lituani për liberalizim të vizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku udhëton sot për në Lituani, ku do të zhvilloj takime me zyrtar të lartë të shtetit lituanes me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe marrjes së përkrahjes për avancimin e prioriteteve të agjendës evropiane të Kosovës. Kështu ëshë bërë e ditur në një komunikatë të lëshuar për media.

“Ministri Çollaku do të pritet nga ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, me të cilën do të flas ndër të tjera për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën. Takime do të zhvilloj edhe me përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore”, thuhet në komunikatë.

“Vizita zyrtare në Lituani është në vazhdën e angazhimeve të Ministrit Çollaku për të intensifikuar komunikimin me shtetet anëtare të BE-së, me qëllim të rikonfirmimit të mbështetjes për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen me sukses të dialogut për liberalizimin e vizave”, përfundon komunikata./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-collaku-ne-lituani-per-liberalizim-te-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala