Ministri Çollaku ka disa lajme të mira për Kosovën

Ministri i Integrimeve Evropiane ka bërë të ditur se sot zyrtarisht ka përfunduar procedura e miratimit të paketës së dokumenteve të MSA-së për Kosovën nga ana e Kolegjit të Komisionarëve dhe dërgimi i tyre në Këshillin e Bashkimit Evropian.
Ministri Çollaku ka thënë se e mirëpret një vendim të tillë dhe e konsideron si një hap të rëndësishëm i cili shpie drejt nënshkrimi të MSA-së.
Sipas parashikimeve nënshkrimi do të ndodhë së shpejti këtë verë, dhe procedurat e pajtimit nga Parlamenti Evropian si dhe ratifikimi në Kuvendin e Kosovës të bëhen shpejt në mënyrë që MSA të hyn në fuqi më 1 janar 2016.
Ai shpreson se ky proces do tw vazhdoj me ritimin e shpejtë të deritanishëm, dhe duke qenë se të gjithë akterët dhe shtetet anëtare në BE kanë qenë të përfshira dhe të informuara mirë gjatë gjithë procesit, besojmë që së shpejti do të arrijmë tek nënshkrimi i këtij dokument