Ministri Bajrami viziton Bujanocin dhe Preshevën

Siipas një njoftimi të Ministrisë së Arsimit, Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e Këshillit, Jonuz Musliu, e pas kësaj do të vizitojë edhe Komunën e Bujanocit si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë komunë.
Bajrami do të vizitojë edhe Komunën e Preshevës, do të takohet me dy deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, dhe pastaj edhe shkollën fillore “9 Maji” në Leran të kësaj komune.