Ministri Bajrami kundër respektimit të Statutit të UP-së (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

I pari arsimit në vend, Arsim Bajrami, ka akuzuar rektorin Zejnullahu  për mbyllje të debatit në Universitetin e Prishtinës. Bajrami këtë akuzë e ke bërë në emisionin “Argument plus” në TV 21.

Gjatë gjithë intervistës, ministri Bajrami asnjëherë nuk e ka mbrojtur respektimin e Statutit të UP-së, por vetëm akuzoi rektorin për vendosmërinë e tij për të mos  lejuar avancimet kundërstatutare, raporton ORAinfo.

Ndryshe, rikujtojmë që ministri i arsimit, Arsim Bajrami muaj më parë kishte shkelur Statutin  e UP-së, duke rekomanduar avancimin në thirrjen më të lartë akademike të koleges H. B. Ministri Bajrami ka nënshkruar rekomandimin që kandidatja H. B të avancohet në thirrjen e profesorit të rregullt pa plotësuar kushtet e nenit 175, pikat 1.2.1 dhe 1.2.7 të Statutit të Universitetit të Prishtinës.

ORAinfo, sjell dëshmi që kandidatja H.B nuk ka udhëhequr asnjë student në doktoraturë deri në përfundim, dhe se H.B nuk e ka asnjë monografi shkencore ndërkombëtare. Ndërsa, burime të ORAinfo brenda Fakultetit Juridik, tregojnë se kandidatja H.B nuk e ka as numrin e mjaftueshëm të punimeve për ta fituar thirrjen e profesorit të rregullt.

Në vijim po sjellim dëshmitë për shkelje të Statutit. Nga formulari i mëposhtëm vërehet se kandidatja nuk e plotëson pikën 1.2.1 të nenit 175, pra  kandidatja nuk e ka asnjë monografi shkencore ndërkombëtare.

Gjithashtu, në CV-në e kandidates H.B dhe në faqen e Universitetit të Prishtinës, nuk figuron emri i saj që ka udhëhequr ndonjë student të doktoraturës (http://uni-pr.edu/Punimet-e-Doktoratures/Juridiku.aspx ). /ORAinfo/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-bajrami-kunder-respektimit-te-statutit-te-up-se-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala