Ministri Bajrami kërkon nga Rektori që të kthehet në punë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka kërkuar nga Rektori Ramadan Zejnullahu që të kthehet në punë dhe ta vazhdoj atë. Ndërsa ka shtuar se Këshilli Drejtues i UP-së nuk mundet të veproj në bazë të peticioneve.

Bajrami në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se vendimi i Këshillit Drejtues është i pamatur dhe se ka pasur shkelje procedurale duke mos i plotësuar kështu kushtet për vendimmarrje, raporton lajmi.net.

“Këshilli Drejtues i UP-së nuk mundet të veproj mbi bazën e peticioneve. Kemi kërkuar rikthimin në detyrë të Rektorit. Që të vazhdoj punën e vet të lënë në gjysmë”

“I bëj thirrje Rektorit, dekanëve, senatit, studentëve, që të ulen si njerëz të civilizuar dhe të vazhdojnë punën. Të thërrasin sa më herët mbledhjen e Senatit dhe të gjejnë një zgjidhje, gjithmonë mbi bazën e respektimit të Statutit”, tha Bajrami.

Ai theksoi se MASHT mori masa për vendosjen e ligjshmërisë në UP.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-bajrami-kerkon-nga-rektori-qe-te-kthehet-ne-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala