Ministri Bajrami e pranon: çantat janë shumë të rënda

Autori:Gazeta Fjala

Mnistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pranuar se çantat e nxënësve janë shumë të rënda dhe se librat duhet të jenë më praktike.

Nga prindërit vazhdimisht ka pasur ankesa për mbingarkesën e nxënësve me libra e tekste të panevojshme. Këtë e pranoi edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

“Padrejtësisht çantat tona janë shumë të rënda, padrejtësisht ata kanë shumë libra, ata libra duhet të jenë më praktike, sidomos prej klasës 5 deri në 9, që njerëzit ti përgatisin në mënyrë praktike, të kemi sa më shumë ushtrime që ne i shohin në qytetet europiane.”

Ministri Arsimi paralajmëroi edhe rishikimin e teksteve.

“Në bashkëpunim me mësimdhënës do të rishikohen programet mos janë të ngarkuar, si dhe tekstet mos janë të vjetra e jo të adaptuara me shekullin 21.”

Këto komente ministri i Arsimit i bëri gjatë vizitës në shkollën Ismail Qemali në Prishtinë.

Me performancën e kësaj shkolle u shpreh e pakënaqur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci.

“Kjo është shkolla prej nga unë më së shpeshti marrë letra, shkresa, telefonata prej prindërve. Dua ta them publikisht nuk jemi të kënaqur me shumë gjëra dhe sa I përket cilësisë dhe mbarëvajtjes së punëve në shkollë do të jemi të pa-kompromis. E dini kam ardhur shpesh në vizita të paparalajmëruara.”

Mësimdhënësit u njoftuan nga ministri Arsimi e drejtoresha Nagavci, se kah fundi i këtij muaji do të fillohet me modernizimin e sektorit të arsimit. Do të promovohen produktet e para të shkollës elektronike, përkatësisht ditari dhe tabela elektronike.

Kjo shkollë shumë shpejt do të furnizohet edhe me 10 kompjuterë, 10 laptopë dhe 3 projektorë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-bajrami-e-pranon-cantat-jane-shume-te-renda/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala