Ministri Ahmeti saboton urdhërat e kryeministrit Mustafa

Autori:Avdyl Pajaziti

Urdhërat e kryeministrit Isa Mustafa nuk i përfillin të gjithë ministrant e kabinetit qeveritar. Një injorim të fjalëve të kryeministrit Mustafa është duke ia bërë kohëve te fundit ministri  i shëndetësisë, Imet Ahmeti.

Ahmeti nuk e ka dëgjuar fare kryeministrin, kur ka kërkuar që të ulen shpenzimet në blerje te artikujve, siq janë veturat, telefonat e laptopët.

Hiq më largë se të entjen, Ministria e Shendetëisë ka vendosur t’i shpenzojë 3 mijë e 200 euro për blerjen e telefonave të menqur.

Furnizimin me këta telefona do ta bëjë kompania “Mobi Shop FITA”, pasi edhe është shpallur fituese mes tre konkurentëve.

Kontrata e tenderit  “Furnizim me telefona te menqur mobil “ mes ministrisë dhe kompanisë fituese do të nënshkruhet më 27/03/2015./GazetaFjala/

Telefona

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministri-ahmeti-saboton-urdherat-e-kryeministrit-mustafa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala