Ministri Abrashi takon Ernst Reichel’in, dakordohen për vazhdim të bashkëpunimit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka pritur sot në një takim emisarin gjerman për Ballkanin Ernst Reichel dhe ambasadoren gjermane në Kosovë Angelica Viets
Të dy u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes gjermane për Kosovën.
Pas interesimit të Reichel’it për gjendjen në ekonomi, ministri Abrashi i informoi mysafirët për reformat në tregun e punës, për grantet për vetëpunësim dhe përkrahje pagash, dhe për iniciativat në punësim sezonal.
“Ambasadori Reichel u interesua për situatën politike në Kosovë, veçanërisht për tejkalimin e bllokadës politike”, thuhet në komunikatën e MPMS’së.