Minatorëve do tu njihet e drejta e pensioneve

Autori:Avdyl Pajaziti

70 punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Trepça, ka mundësi që tu njihet e drejta e pensioneve të parakohshme, e drejtë kjo e cila me ardhjen në fuqi të ligjit të ri për pensionet, u ndryshua.

Hyrja në fuqi e ligjit të ri për pensionet. Ka lënë pa pensione rreth 70 ish minatorë të kombinatit Trepça, të cilët aktualisht nuk e kanë moshën 50 vjeçare dhe nuk punojnë në  Trepçë.

Ata deri më 1 janar të këtij viti kanë gëzuar të drejtën e pensionit të parakohshëm, ndërsa me ligjin e ri kjo e drejtë iu është mohuar.

Kryetari i Shoqatës së Minatorëve, Naser Aviu ka kërkuar nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, që ligji të ndryshohet dhe edhe këta ish minatorë të gëzojnë pensionet e parakohshme.

Ndërsa, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka deklaruar se janë duke diskutuar me menaxhmentin e Trepçës që ligji të ndryshohet dhe edhe këta minatorë të gëzojnë të drejtën e pensionit.

Përkrahje ndryshimeve u ka dhënë edhe kryetarja e komisionit, Flora Brovina.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/minatoreve-do-tu-njihet-e-drejta-e-pensioneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala