Minatorët në Stanterg ndalin punën

Minatorët e Trepçës në Stanterg kanë ndërprerë punën të martën në mëngjes dhe janë ngujuar në njërin prej horizonteve të minierës. Ata kanë ftuar menaxhmentin e kësaj Ndërmarrje për të kërkuar nga ta sqarime shtesë në lidhje me zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.
“Minatorët nuk e kanë të qartë çka ka po ndodhë me Trepçën dhe kërkojnë detaje shtesë nga menaxhmenti për të ardhmen e tyre”, i ka thënë Gazetes Fjala një minator i kombinatit në kushte anonimiteti.
Merret vesh se i tërë menagjmenti e sindikata kanë shkuar në Stanterg për të biseduar me punëtorët lidhur me zhvillimet e një dite më pare.