Minatorët grevist në rrezik për jetë

Gjendja e minatorëve grevist në minierën e Stantërgut në Trepçë po përkeqësohet.
Dr.Faik Bllaca, i cili i ka vizituar grevistët ka thënë për media se gjendja e përgjithshme e shumicës është e qëndrueshme, por ka edhe raste të alivanosjes si pasojë e pagjumësisë dhe ambientit në minierë.
“Disa prej tyre duhet të marrin infuzione, mirëpo ata kategorikisht janë të vendosur që të mos dalin jashtë miniere pa u plotësuar kërkesat e tyre”.
Tashmë merret vesh se 10 grevistë në gjendje më të rëndë dhe nëse vazhdohet kështu atëherë shëndeti i tyre mund të përkeqësohet edhe më shumë.
“Disa prej tyre duhet të dalin nga greva, në të kundërtën jemi të detyruar që t’i nxjerrim me forcë për t’ua shpëtuar jetën”, ka thënë Bllaca.