Minatorët e Trepçës në grevë

Autori:Avdyl Pajaziti

Minatorët e Trepçës kanë hyrë sot në grevë, pasi që janë të pakënaqur me trajtimin e tyre nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje.

Veriu.info mëson se kërkesa e grevës së sotme ka të bëjë me mos pagesën e kontributeve të punëtorëve në Trustin Pensional të Kosovës.

“Ndërrimi i parë jemi futur në grevë, pasi që nuk po paguhen kontributet pensionale. Nuk do ta ndërpresim grevën derisa të na paguhet djersa jonë”, thotë një minator në kushte anonimiteti për Veriu.info.

Telashet e sotme me minatorë i ka konfirmuar edhe  drejtori i minierës së Stantërgut, Qazim Jashari, por ai ka thënë se përgjigje të saktë mund të jep pas gjysmë ore, kur t’i merr informacionet e nevojshme, mirëpo më nuk e ka hapur telefonin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/minatoret-e-trepces-ne-greve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala