Mimoza u tregon kuvendarëve se është kërcënuar me likuidim (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, gjatë debatit të sotëm në Asamblenë Komunale, ka thënë se është kërcënuar me ekzekutim fizik.

Madje, për të kryer këtë ekzekutim, Kusari Lila ka thënë se dikush është paguar financiarisht.

“E them publikisht se kam mbrojtje të afërt për shkak se është paguar dikush që të më ekzekutoj fizikisht”, ka thënë kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Ajo ka theksuar se kjo informatë nuk ka dalë nga odat, “por është informacion që policia e Shqipërisë ia ka kumtuar policisë së Kosovës”, ndërsa për pasojë, ajo tha se ka marrë urdhër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës për mbrojtje të afërt, raporton Koha.net.

Kusari Lila ka thënë se, në bazë të informatave që i ka ofruar Policia, del se personi i paguar për ta ekzekutuar atë është nga Shqipëria, kurse ka bërë me dije se “pazari dhe biseda për ekzekutimin tim është bërë në Gjakovë”.

Kujtojmë se Kryetarja e Gjakovës tash e disa muaj është nën përcjellje të afërt nga Policia e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mimoza-u-tregon-kuvendareve-se-eshte-kercenuar-me-likuidim-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala