Mimoza me 70 mijë euro mundohet ta ringjallë sportin e Gjakovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Gjakovës ka ndarë 70 mijë euro për klubet e zhvillojnë aktivitetet e tyre. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Gjakovës, të hënën ka bërë publike shumën e mjeteve që janë ndarë për klubet sportive që veprojnë në komunën e Gjakovës.

Në njoftimin e Komunës së Gjakovës, thuhet se shuma e përgjithshme që është ndarë për klubet sportive të komunës së Gjakovës, e cila është bërë në mënyrë transparente për të dytin vit radhazi, arrin vlerën prej 70 mijë euro. Publikimi i shumës për ndarjen e mjeteve është bërë në prani edhe të përfaqësuesve të klubeve dhe shoqatave sportive që veprojnë në komunën e Gjakovës.

Sipas Meriton Ferizit, Drejtor për Kulturë, Rini e Sport, në Komunën e Gjakovës, me qëllim që të ndihmojmë dhe avancojmë sportin në Gjakovë, tha se Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë më shumë se gjysmën e buxhetit të saj për sportin.

Komisioni i ngritur për ndarjen e subvencioneve të sportit, ka marrë parasysh disa kritere, si niveli i kategorisë të klubeve që garojnë, shumën e pagesave për personat zyrtar apo edhe puna profesionale në klube. Sipas Faruk Domi, udhëheqës i sektorit të sportit në Komunën e Gjakovës, po punohet që të rikthehen edhe ekipe të tjera sportive, të cilat për arsye të ndryshme e kanë ndërprerë veprimtarinë në vitet e fundit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mimoza-me-70-mije-euro-mundohet-ta-ringjalle-sportin-e-gjakoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala