Mimoza “aterron” në Prokurori

Autori:Avdyl Pajaziti

Aterrimi i paautorizuar i një aeroplani në Aeroportin e Gjakovës, i cili në bord kishte kryetaren Mimoza Kusari – Lila, e ka dërguar rastin e kësaj të fundit në Prokurorinë e Shtetit.

Sipas një raporti të Autoritetit të Aviacionit Civil, të datës 6 mars 2015, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, më 19 shkurt 2015, piloti Michal Margolien, me një aeroplan privat me shenjë fluturimi OKRUU10, kishte aterruar në Aeroportin e Gjakovës në mënyrë të paautorizuar, përderisa aeroporti ishte i mbyllur për fluturime.

Me një veprim të tillë është bërë shkelje serioze të një varg të dispozitave ligjore, përkatësisht Ligjit për Aviacionin Civil, Rregullave të NATO-s dhe legjislacionit dytësor në fuqi.

Kështu ka ardhur në përfundim Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), pas një hetimi gjithëpërfshirës, ku sipas detyrës zyrtare, AAC-ja ka nxjerrë edhe raportin përfundimtar të këtij rasti. .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mimoza-aterron-ne-prokurori/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala