Mimicker Alarm di si t’ju zgjojë

Autori:Avdyl Pajaziti

Quhet Mimicker Alarm dhe është një zile dixhitale që shfrytëzon një mënyrë të veçantë për të zgjuar gjumashët.

Përveç alarmit të zakonshëm, të jep mundësinë të zgjedhësh tre lojëra brenda një kohe të përcaktuar ndryshe zilja do të bjerë sërish.

Pra, është e pamundur që t’i të zgjidhësh një nga lojërat e të flesh sërish. Mimicker Alarm bazohet në teknologjinë e :machine learning”, të Microsoft Project Oxford, një platformë e inteligjencës artificiale që njeh zërat, pamjet dhe emocionet. Tre lojrat e zilës janë Express Yourself, Color Capture dhe Tounge Twister.

I pari i kërko përdoruesit të bëj një foto, duke zgjedhur një mimikë që shpreh një emocion të zgjedhur nga aplikacioni, e dyta, të bësh foton e një objekti me ngjyrën që të jepet. Ndërsa Tounge Twister të kërkon të lexosh thënien që shfaqet në ekran.

Zgjedh një nga lojërat dhe zilja të jep 30 sekonda kohë që ta përmbushësh. Në të kundërt, Mimicker Alarm mendon se përdoruesi është përgjumur sërish dhe alarmi bie sërish./TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mimicker-alarm-di-si-tju-zgjoje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala