Militantët në AKP

Autori:Avdyl Pajaziti

Partnerët e koalicionit qeverisës përsëri kanë propozuar militantë partiakë në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), i cili që disa muaj nuk është funksional.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditë më parë ka propozuar Petrit Gashin për kryesues të Bordit, ndërsa anëtarë janë propozuar: Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Skender Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq dhe Bajram Zejnullahu.

Hasime Mazreku në legjislaturën e katërt të Kuvendit ka qenë deputete nga radhët e PDK-së. Edhe Bajram Zejnullahu në zgjedhjet e vitit të kaluar ka garuar si kandidat i PDK-së për deputet në Parlament, mirëpo nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme, shkruan Zëri.

Skender Komoni edhe më herët ka qenë anëtar i Bordit të AKP-së, gjatë koalicionit PDK-AKR, përderisa emri i tij së fundi është gjendur në dosjet e Prokurorisë së Pejës në dyshimet për diplomë false në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/militantet-ne-akp/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala