Milionat e Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Autori:Zekirja Shabani

Qeveria e Kosovës e ka marrë obligim edhe me ligj që t’ua mbulojë shpenzimet juridike të gjithë atyre personave, që do të përballen me Gjykatën Speciale për krime të luftës.

Mirëpo, derisa në Qeveri nuk e din sa është kostoja financiare, në siklet kanë rënë edhe avokatët vendorë, të cilët nuk e dinë nëse do të jenë “adekuatë” për t’i mbrojtur eventualisht kosovarët apo ata duhet të jenë avokatë të jashtëm, siç kanë qenë në Gjykatën e Hagës.

Këtë çështje e ka “mjegulluar” edhe më shumë ligji i miratuar në Kuvend, i cili përmend “avokat të specializuar”, për të cilët nuk e dinë se çka nënkupton “i specializuar…”

Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale njëherazi zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka bërë me dije se Kosova do t’i paguajë këto shpenzime në bazë të obligimeve që i ka marrë me ligj dhe se për ta konkretizuar koston dhe detajet tjera ai ka thënë se janë duke punuar grupet punuese nga Ministria e Financave dhe nga Ministria e Drejtësisë rreth modaliteteve. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/milionat-e-kosoves-per-mbrojtjen-e-te-akuzuarve-nga-specialja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala