Miliarderi kinez investon në Shqipëri

Autori:Zekirja Shabani

Një nga njerëzit më të pasur në Kinë ka ndërmend që të investojë në Shqipëri dhe në Greqi.

Yan Jiehe është themeluesi i kompanisë më të madhe në sektorin privat në Kinë. Kështu raportojn Financial Times.

“Kam ndërmend që të shkoj shumë shpejt në Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi. Dua të investoj në infrastrukturë atje dhe do blej disa kompani ndërtimi”, është shprehur Jiehe.

“Ekonomia greke është duke prekur fundin dhe kjo është koha më e mirë për të hyrë atje. Nuk ka rëndësi për mua nëse Greqia rri ose del nga Eurozona,” tha ai.

Sa për krahasim, ai është njeriu i shtatë më pasur në Kinë dhe kompania e tij, China Pacific Construction Group është e 166-ta në listën e Fortune me 500 kompanitë më të mëdha në botë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/miliarderi-kinez-investon-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala