Miliarderët që kanë dhuruar pasurinë e tyre

Autori:Avdyl Pajaziti

Forumi ekonomik botëror ka zhvilluar një klasifikim të miliarderëve që kanë dhuruar më shumë para për qëllime bamirësie. Në vend të parë qëndron Bill gates, themeluesi i Microsoft.

Me një pasuri Neto prej 84.2 miliardë dollarësh, ai ka dhuruar plot 27 miliardë dollarë, nëpërmjet fondacionit që mban emrin e tij, dhe që është fondacioni më i madh privat në Botë.

Filantropia e tij ka për qëllim uljen e varfërisë ekstreme dhe edukimin në vendet në zhvillim. Për Bill Gates, indeksi i bujarisë fiksohet në 32%.

Vendi i dytë mbahet nga orakulli i Omahas, Warren Buffet. Me një pasuri prej 61 miliardë dollarësh, ai ka dhuruar rreth 21.5 miliardë dollarë për bamirësi.

Warren Buffet së bashku me Bill gates i kanë dhënë jetë në vitin 2010 një iniciative që ka për qëllim të bindë miliarderët amerikanë të dhurojnë një pjesë të pasurisë së tyre në aktivitete bamirësie. Indeksi i Bujarisë për Warren Buffet fiksohet në 35%.

Në vend të tretë qendron George Soros, i cili ka dhuruar plot 8 miliardë euro për qëllime bamirësie. Sot, pasuria e tij vlerësihet në 25.4 miliardë dollarë.

Njeriu që shkatërroi Bankën e Anglisë, angazhohet në një sërë aktivitetesh filantropie, kryesisht në drejtim të edukimit dhe shëndetësisë.

Në vend të katërt qendron Azim Premji, presidenti i kolosit informatik indian Wipro, i cili ka dhuruar rreth 8 miliardë dollarë për bamirësi. Vendi i pestë ndërkohë shkon për Charles Francies Feeny.

Me një indeks bujarie në 420 mijë, ai meriton padiskutim vendin e parë për nga bujaria. Sipërmarrësi amerikan sot gëzon një pasuri prej 1.5 milionë dollarësh, pasi ka dhuruar rreth 6.3 miliardë dollarë për fondacionin e tij të filantropisë. Charles Feeny është themelues i rrjetit të dyqaneve Duty Free.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/miliarderet-qe-kane-dhuruar-pasurine-e-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala