Miliardat nga Amerika, po vijnë në Kosovë

Sipas Ibrahimit, po vërehet se ka një interes të shtuar të kompanive amerikane për të investuar në Kosovë. “Janë shtuar aplikacionet e tyre për anëtarësim në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”
Por, bazuar në të dhëna zyrtare të BQK-së shihet qartë se shuma e investimeve të huaja në vendin tonë është duke rënë në vazhdimësi.
Në periudhën janar-qershor 2014 investimet e huaja shënuan vlerën prej 39.9 milionë eurosh, që është për 110.1 milionë euro më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Kjo po ndodh sipas Ibrahimit, pasi që Kosova është një treg i vogël dhe nuk ka arritur që të tërheqë vëmendjen e kompanive të mëdha amerikane për të investuar.
Ndërtimi i termocentralit të ri nga kompania amerikane “Contour Global” sipas Ibrahimit do të jetë investimi më i madh që ka ndodhur deri më tani në Kosovë dhe do të jetë njëqind për qind amerikan.