Miku i zëvendësministrit Ferat Shala emërohet Sekretar në MAP

Arton Berisha para dhjetë dite është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike. Këtë pozitë Berisha do të mbajë për tri vite. Para se ta marrë këtë detyrë ai ka punuar në prokurimin e Ministrisë së Mjediset, ku aktualisht Zëvendësministër është Ferat Shala, të cilin Berisha del të ketë të mik të fëmijës. Express ka mësuar se Berisha është djali i vëllait të gurës së Shalës. Baba i tij është Demir Berisha, vëlla i deputetes së PDK-së Sala Berisha- Shala, e cila është bashkëshortja e Ferat Shalës. Demir Berisha ka mbi vete kompaninë “Trasing Group”, nga e cila Shala ka deklaruar se merr nga 12 mijë euro në vit. Lidhjen familjare të Berishës e Shalës e kanë konfirmuar edhe në Ministrinë e Administratës
Ndikimi i njerëzve të Partisë Demokratikë të Kosovës, PDK për të rehatuar njerëz në poste publike po vërtetohet që është i madh.
Fuqinë për të rehatuar mikun e tij në një post shtetëror e ka treguar edhe Ferat Shala, që është pjesë e PDK’së dhe ish-zyrtar i lartë në hierarkinë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Shala, që tani është zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit, e ke ka rehatuar mikun e tij në Ministrinë e Administrues Publike.
Madje, Arton Berisha është emëruar hiq më pak se Sekretar në këtë institucion. Berisha që është djali i vëllait të deputetes Sala Berisha-Shala, postin e sekretarit në MAP do ta mbajë për tri vite.
Lidhjen familjare mes zëvendësministrit Shala dhe sekretarit Berisha e kanë konfirmuar për Express edhe vetë Ministria e Administratës.
“Ferat Shala, zëvendësministër në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor është bashkëshorti i motrës së babait të tij”, thuhet në përgjigjet e MAP, shkruan Gazeta Express.
Por ata kanë thënë se Shala nuk ka ndikuar fare që Berisha të bëhet sekretar.
(Ferat Shala zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit)
“Kjo lidhje nuk ka pasur mundësi të ndikojë, për faktin se për emërimin e tij në postin e Sekretarit të Përgjithshëm ka vendosur Qeveria e Republikës së Kosovë, që është organi më i lartë ekzekutiv i vendit”.
Por, përveç kësaj zëvendësministri Shala dhe Arton Berisha kanë edhe një lidhje tjetër familjare.
Derisa, pronar i kësaj kompani është Demir Berisha, vëlla i deputetes së PDK-së Sala Berisha- Shala, e cila është bashkëshortja e Ferat Shalës.
Derisa, sekretari I MAP, Arton Berisha del të jetë djali i pronarit të kompanisë “Trasing Group”, Demir Berisha.
Zv/drejtor dhe menaxher në këtë kompani është Betim Berisha, i cili në të njëjtën kohë gjatë vitit 2012 ka qenë këshilltar komunal i PDK-së në Komunën e Drenasit.
Me vendimin e mbledhjes së 73 të Qeverisë nr.06/73, të datës 5.2.2016, Arton Berisha është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike.
Berisha nga viti 2008 deri në vitin 2010, ka punuar në pozitën e zyrtarit, përkatësisht të ushtruesit të detyrës së drejtorit të prokurimit në Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, kurse nga viti 2010, në Ministrinë e Administratës Publike punoi në pozitën drejtor i Zyrës për Prokurim Publik. /Gazeta Express
