Mikrokredi për kosovarët që kthehen nga Gjermania

Autori:Zekirja Shabani

Gjermania po mendon për një formë tjetër të joshjes për kosovarët që të kthehen nga kanë ardhur.

Ministri për Evropën në Qeverinë e Baden-Würtemberg-ut, Peter Friedrich, mendon se kosovarët mund të joshen për t`u ktyher nga Gjermania në Kosovë, duke u ofruar kredi të vogla.

Për t`u mundësuar kjo, duhen shfrytëzuar mjetet që do të mbeten të pashfrytëzuara pasi që Gjermania ka vendosur të mos u paguajë kosovarëve që kthehen vullnetarisht shpenzimet e udhëtimit dhe as ndihmat për startim.

“Kjo mund të bëhej edhe përmes mikrokredive”, ka shkruar Friedrich në një letër që i ka dërguar ministrit të brendshëm federal, Thomas de Maiziere.

Siç shkruan “Stuttgarter Zeitung” e të premtes, ndryshe nga “ndihmat startuese”, mikrokreditë nuk do të paguhen me para të gatshme. Ato do të futen në funksion duke u siguruar të kthyerve një bazë jetese, si blerje toke ose patundshmërie apo edhe arsimimin. Në këtë mënyrë përjashtohet rreziku i joshjes nga paratë.

Deri në fillim të këtij viti, kur numri i refugjatëve nga Kosova u rrit ndjeshëm, ata kane marrë nga federata dhe nga landet ndihma startuese në mes të 400 dhe 750 euro për person.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mikrokredi-per-kosovaret-qe-kthehen-nga-gjermania/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala