Amerikanët me incizime: Qeveria kishte kontakte me grupin e armatosur

Autori:Avdyl Pajaziti

Dorëheqjet e mbrëmshme të ministres së Punëve të Prendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe shefit të shërbimit sekret të këtij vendi, Sasho Mijallkov, kanë pasuar pas një takimi që ata kanë pasur në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Sipas burimeve diplomatike të Libertas, dorëheqjet e Mijallkovit dhe Jankullovskës kanë ardhur pas një takimi të tyre me autoritetet e ambasadës amerikane në Maqedoni. Burimet e Libertas thonë se Mijallkovit dhe Jankullovskës i janë dhënë incizime nga kontakte telefonike nga ana e punonjësve në DSK me udhëheqësit e grupeve të armatosura nga komandant Nato dhe shokët e tij.

”Në bisedat telefonike është marrë vesh së DSK ka gisht, duke hyrë në bisedime me grupin e armatosur në Kumanovë. Libertas shkruan se punonjësit shqiptarë në DSK kanë kontaktuar me telefona me personat e armatosur, duke transmetuar fjalët e Mijallkovit se çka kërkojnë që të tërhiqen.

“Praktikisht MPB ka hyrë në negociata me ata” thotë burimi i Libertas”. Më tej Libertas shkruan se në rastin e Kumanovës ka qenë i përfshirë edhe Ali Ahmeti, i cili në marrëveshje me partnerët koalicionarë ka kërkuar ndihmë nga OSBE ja që të nxjerrë 3 njerëz të tij të cilët kanë qenë në grupin e armatosur, dhe ka nisur negociata me ta. Dorëheqjet  e sotme, thotë burimi diplomatik i Libertas, janë logjike pas ballafaqimit të funskionarëve të VMRO-së me ambasadorët e huaj./Lajmpress

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mijallkovit-dhe-jankullovskes-i-jane-leshuar-biseda-me-personat-e-armatosur-ne-ambasaden-e-amerikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala