Miglietta: KFOR’i do ta mbështes Policinë për rend dhe ligj

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni priti sot komandantin e KFOR-it, z. Guglielmo Luigi Miglietta.

Në këtë takim, siç theksohet në komunikatën për medie, u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, ministri Hyseni vlerësoi punën e Policisë së Kosovës në realizimin e planit të saj operativ, përkundër vështirësive dhe sjelljes së protestuesve.

Ndërsa, komandant i KFOR-it, z. Miglietta e siguroi ministrin Hyseni se Policia e Kosovës do të këtë përkrahjen e plotë nga ana e trupave të KFOR-it, në kuadër të përgjegjësive që ka KFOR-i në Kosovë, në ruajtjen e rendit dhe ligjit.

Po ashtu, ai e përgëzoi punën e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe qetësisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/miglietta-kfori-do-ta-mbeshtes-policine-per-rend-dhe-ligj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala