Miftaraj thirrje gjykatësit: Lësho urdhërarrest ndaj deputetes se VV-së, sille me dhunë në Gjykatë

Autori:Gazeta Fjala

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi që deputetja e LVV-së, Jetmire Vrenezi nuk ka shkuar sot në seancën gjyqësore ku e njejta po akuzohet për korrupsion, e rrjedhimisht, seanca ka dështuar, raporton Gazeta Express.

Miftaraj në një shkrim në Facebook ka thënë se kjo do të thotë se nuk ka qeverisje ndryshe, por, të njejtë si tash e 20 vite.

Ai ka bërë thirrje për gjykatësin, duke thënë se ndaj deputetes së LVV-së duhet të lëshohet urdhërarrest për ta sjellë me dhunë në seancë.

“O gjykates, shfrytezo dhe zbato ligjin, nese e akuzuara per korrupsion deputetja Vrenezi e injoron gjykaten dhe ligjin, lesho urdher arrest, sjelle me dhune ne gjykate.  Veq pse është ne pushtet, nuk do te thote se e njejta eshte mbi ligjin”, ka shkruar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/miftaraj-thirrje-gjykatesit-lesho-urdherarrest-ndaj-deputetes-se-vv-se-sille-me-dhune-ne-gjykate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala