Microsoft sjellë versionin ueb të WhatsApp

Autori:Avdyl Pajaziti

Në fillim të këtij viti, WhatsApp Inc. realizoi një version ueb të aplikacionit popullor për mesazhe, i cili ju jep mundësi përdoruesve të përdorin shërbimit nëpërmjet shfletuesit në ueb. Fillimisht ky version për ueb funksiononte vetëm për shfletuesin Chrome të Google-it, me vonë u shtua mbështetja për shfletuesit Opera, Safari dhe Firefox. Ndërsa tek shfletuesit Internet Explorer dhe Edge nuk ofrohet akoma ky shërbim.

Microsoft po punon për ta ofruar versionin ueb të WhatsApp-it tek shfletuesi i saj i ri Edge. Ky lajm mund të gëzojë ata që duan të përdorin versionin ueb të WhatsApp-it tek Windows 10, si dhe preferojnë më shumë shfletuesin Edge. Shpresojmë që ky aplikacion të vijë shumë shpejt tek platforma e Microsoft-it./krokodili/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/microsoft-sjelle-versionin-ueb-te-whatsapp/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala